Politike

“Prindi 1, prindi 2”, Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha

25 Nëntor 2021, 17:15 Nga DOSJA
“Prindi 1, prindi 2”, Berisha: Këtë e bën Rama dhe

KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe termat ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’ që u publikuan në disa formularë ku zëvendësonin fjalët ‘nën’ dhe ‘baba’. I pranishëm në foltoren me demokratët e Kuçovës, Berisha tha se nuk mund të luhet me familjen.

Ndryshimin e termave, Berisha e konsideroi si një shkelje të familjes të iniciiuar nga kryeministri Edi Rama. Ai shtoi se kryedemokrati Lulzim Basha vetëm hesht për ketë gjë, por që ai vetë dhe demokratët nuk do ta lejojnë të ndodhë një ndryshim i tillë. 

“Ne sigurisht që do mbrojmë familjen. Nuk do lejojmë që ligjet e bazuara në ideologjinë ateiste ta cenojnë atë. Çfarë do të thotë prindi 1 prindi 2. A nuk është kjo atak në identetin e njeriut që të shndërrosh identeitet njerëzor në numra. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama, për këtë mund të heshtë vetëm peng Basha por këtë nuk e pranojmë ne kurrë. Ne do rikthejmë vlerat, pronën dhe do të bëjmë gjithçka për korrigjimin e pasojave të krijuara nga ligjet e mëparshme,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll