Politike

VD-‘Adashi’i Bardhit i flet nga Kuçova me poezi:Çadrën e lirisë e bëtë të tradhëtisë

25 Nëntor 2021, 18:13 Nga DOSJA
VD-‘Adashi’i Bardhit i flet nga Kuçova me

KUÇOVË– Demokrati i identifikuar si Gaz Kokoshi zgjodhi që t’i kërkonte llogari Gazment Bardhi me të cilin ‘ndan’ dhe të njëjtin emër, nga Kuçova në lidhje me mungesën e tyrë në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike. Me fjalë që rimonin, Kokoshi tha se të gjithë rrinin në çadër, por Bardhi, Ervin Salianji, Grida Duma e shumë mbështetës të tjerë të kryedemokratit Lulzim Basha, mungonin. 

“Unë jam Gaz Kokoshi, i them Gaz Bardhit që të flet Gaz Kokoshi nga Kuçova. Ne nga Kuçova rrinim natën në çadër. Ku ishin Ervin Salianji, Gazment Bardhi e këta të tjerët, ku ishin? Grida, lëri ata këngë se ka ikur koha. Çadrën e lirisë e kthyer në çadrën e tradhëtisë. Doktor, na prij doktor. Do të them një fjalë të Bac Bajramit, delegatët nuk i ka lidhur as krajl e as mbret, veçse njëherë nëna në djep. Përjetësisht me ty Berisha. Unë si Gaz, derisa të vdes, Berisha do thërras dhe PD do thërras,”- tha Kokoshi ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll