Politike

Mori vetëm 8 vota, Braçe: Nuk ndihem keq, e vërteta nuk matet në politikë

25 Nëntor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Mori vetëm 8 vota, Braçe: Nuk ndihem keq, e vërteta nuk matet

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka komentuar votat që mori ditën e sotme për nismën e propozuar për fermerët. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se e vërteta nuk matet me vota politike, duke shtuar se nuk ndihet keq edhe pse mori vetëm 8 vota pro. Ai gjithashtu shtoi se ndihet keq vetëm kur nuk votohen propozimet që janë në favor të opozitës dhe se ndihet keq kur një ligj klientelist votohet në shumicë.

Postimi i Plotë:

8 VOTA PRO PER BUJQIT!
Po hap i madh perpara ama;
▪️Ne nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.
▪️Ne nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;
Kete nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;
Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.
A MBAN PERGJEGJESI KUSH?
Pra, dua te them;
▪️E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;
Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.
▪️E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;
Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.
Ky eshte problem i madh!
Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.
Faleminderit te gjitheve!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace seance plenare 25 nentor 2021 erion brace seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll