Politike

Berisha: Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit!

25 Nëntor 2021, 16:28 Nga DOSJA
Berisha: Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit!

KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. I pranishëm në Kuçovë në folten që mbajti sot me demokratët e kësaj zone, Berisha tha se në Shqipëri ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro dhe Basha hesht. Ai shtoi më tej se vetëm një vit më parë në Parlament janë miratuar tetë ligje që sipas tij i japin prioritet klaneve të botës së krimit, 

“Borxhi publik në 8 vite para këtyrë u arrit nga 58.4% në 62.6%. Ndërsa në këto 8 vite nga 62.6% afrohet në 100%. Ku shkuan këto para? Këto miliarda euro që u morën borxh, plus taksat tuaja, çfarë u bë me këto? U përfuduan 32km autostradë, po kaq km rrugë për të cilat financimet dhe projektet ishin të gatshme. U shtruan pllaka nëpër sheshet e qyteteve. U vodhën miliarda. Sepse ndërtohet 1 km rrugë me 20-22 mln euro, kundrejt 2.1 mln ishte kostoja e ndërtimit të By Pass-it të Fierit sepse ndërtohej nga bankat europiane. Ku shkuan këto para? Vetëm 7 km rrugë nga tuneli i Krrabës e deri në Farkë, pa tunel, pa shkëmb, kushtuan psa e gjithë rruga tjtër përfshirë edhe tunelin. Por së shpejti arbitrazhi ndërkombëtar po për këtë rrugë do gjobisë Shqipërinë dhjetëra milionë euro. Këto para i paguajnë qytetarët me taksat e tyre, ministrat nuk paguajnë gjë. Të marrësh një borxh të tillë do të thotë të rrënosh të ardhmen e qytetarëve. U përedor për koncesionet e klientelës në mnënyrë të paimagjinueshme. Pasi kishin blerë aparaturat më moderne për sterilizimin, do jepej koncesioni me 100 mln euro një muratori për të garantuar sterilizimin së bashku me aparaturën e blerë me taksat tuajha. Tenderët sekretë u rritën me 15 herë krahasuar me para 2013. Me të gjitha këto, me burgosjet, shkatërrimet e dhjetëra mijëra banesave që ishin për t’u legalizuar dhe biznesneve, Edi Rama planifikoi spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria. 520 mijë shqiptarë u larguan vitet e fundit. Droga dhe krimi u bënë ligji i vendit. 1 vit më parë Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit,”- tha Berisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll