Politike

Presidenti Meta pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

25 Nëntor 2021, 19:36 Nga DOSJA
Presidenti Meta pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta është pritur në takim ditën e sotme nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta u prit sot në një takim të ngrohtë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ndanë urimet më të përzemërta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

Të dy Presidentët zhvilluan një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat, si dhe për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

U vlerësua me shumë rëndësi forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale për të dy vendet tona.

Presidenti Meta dhe Presidentja Osmani ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit në çdo aspekt, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim finalizimin sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendeve.

Gjithashtu vetë Presidenti Meta me anë të një postimi në Facebook ka treguar rreth takimit të ngrohtë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Ai ka treguar se gjatë takimit pjesë e bisedimeve ishte thellimi i marrëdhënieve vllazërore midis dy vendeve.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike rajoni ilir meta vjosa osmani ilir meta vjosa osmani

Sondazh

Poll