Politike

VD-Berisha: Do ristrukturojmë partinë, Basha zhduku financimet, thoshte ca s’vijnë

25 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
VD-Berisha: Do ristrukturojmë partinë, Basha zhduku financimet,

KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar ristrukturimin e Partisë Demokratike. Nga Kuçova ku mbajti foltoren e radhës me demokratët e kësaj zone, Berisha tha se për aq kohë sa ka në krye të PD-së Lulzim Basha, financimet janë zhdukur dhe sekretarët e kryetarët e degëve nuk i marrin më pagat. Ai tha se shumë herë pyeste për mungesën e shumë demokratëve në mbledhje, por që Basha justifikohej duke thënë se shumë prej tyre nuk vijnë. Sipas Berishës, mungesa e tyre lidhej me mungesën e financimeve. 

“Deri në vitin 2013 kryetrarët dhe sekretarët e degëve kanë qënë të borderonë e PD me një pagë të caktuar ashtu si unë kur kam qenë në opozitë. Ai e hoqi këtë. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar që kjo është një gjë që nëse e mbajmë e mbajmë, në qoftë se nuk e mbajmë një organogramë të PD faktikisht e bëjmë shoqatë atë. Ai pavarësisht nga fondet e mëdha pasi duke qënë parti parlamentare ka një financim të mjaftueshëm, po se ku shkon ai financim dhe pse nuk vjenë në degë, këtë e di peng kryetari Basha që do marrë përgjigjen e vet. Imagjinoni kuvendi me 7600 anëtarë, ku salla më e madhe në Shqipëri është pallati i sportit Asllan Rusi. I thosha ku janë këta dhe justifikohej se disa vinë disa jo ja ashtu kështu. Me një fjalë Këshilli Kombëtar 430 vetë. Me një fjalë partia do ristrukturohet. Kryesia e partisë në disa degë nga 70 vetë ku asnjë vendim nuk arrin të marësh dot. Krahas ‘nenit Basha’ që kryetari që humb zgjedhjet ikën të nesërmen. Pra partia do ristrukturohet. Dhe kurrën e kurrës nuk mund të mbajmë aëtarë të kryesisë me të emëruar. Do jetë një kryesi nga 19 deri në 23 anëtarë, një kryesi që funksionon, që merr vendime dhe mblidhet. Duhet një ristrukturim,”- the Baerisha. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll