Politike

Berisha thirrje demokratëve: Braktisni kuvendin e Peng-Bashës!

25 Nëntor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Berisha thirrje demokratëve: Braktisni kuvendin e Peng-Bashës!

KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të braktisin Kuvendin e 18 dhjetorit që është thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. I pranishëm në Kuçovë me demokratët e kësaj zone, Berisha tha se formularët e shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha duhen grisur. Ai i konsideroi letra të dala nga zyra e Endri Fugës, drejtorit të komunikimit të kryeministrit Edi Rama. 

“Ftoj çdo demokrat që të braktisë, të mos shkojë në Kuvendit e peng-Bashës, shoqatës Basha-Bardhi. Sepse peng-Basha tha se Kuvendi që ne kemi thirrur është legjitim sepse ne kemi kryesinë, por kryesia nuk është legjitime. Më pas dolën dhe formularët e patronazhistëve, a mund ta themi dhen e këtë që formularët kanë dalë nga zyra e Endri Fugës. I përshëndes të gjithë ata demokratë që po grisin formularët dhe po i hedhin në kosh,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll