Politike

Berisha: Basha përdhosi votën në PD, Kryesia të dorëhiqet

25 Nëntor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Berisha: Basha përdhosi votën në PD, Kryesia të

KUÇOVËIsh-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar mënyrën sesi votohet në Partinë Socialiste dhe atë Demokratike. I pranishëm në foltoren me demokratët e Kuçovës, Berisha tha se parardhësi i tij humbi zgjedhjet dhe dorëzoi pushtetin, ndryshe nga ç’kishte vepruar kryedemokrati Lulzim Basha. Berisha shtoi se Berisha e ka përdhosur votë në Partinë Demokratike. 

“Fatos Nano bëri një gjë të madhe për PS dhe për vendin. Nga parti e 1-shit që nuk zbriste nga 41 e deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë dhe u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarësisë. Humbi pushtetin, dorëzoi poushtetin, dha dorëheqje. Pasardhësi çfarë bëri? Vuri në statut për t’u durkur modern kryetari po humbi zgjedhjet jep dorëheqjen. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm nuk dha dorëheqje por detyroi anëtarësinë që të votojë që kryetari nuk votohet. Që nga 2009 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre. Po PD-ja çfarë pësoi? Në vend që të ndiqte traditën e saj të shkëlqyer të votës së lirë, iu vërsul votës së lirë. Dhe arritëm ne, partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ju e dini sa demokratë votuan korrikun që kaloi dhe cilat shifra u dhanë. Ai na bëri gazi i dheut, e gjithë botë e mori vesh si u përdhos vota në PD. Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitar së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Berisha nis takimin me demokratët e Kuçovës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll