Aktualitet

Miratohet me 77 vota pro buxheti 2022! PS voton kundër Braçes për paketën fiskale

25 Nëntor 2021, 06:43 Nga DOSJA
Miratohet me 77 vota pro buxheti 2022! PS voton kundër Braçes

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicën e votave, 77 pro dhe 46 kundër edhe projektbuxhetin e vitit 2022. Edhe sot, diskutimet në Kuvend nuk kaluan pa akuza nga opozita. Ishte ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe prezantoi një sërë amendamentesh në Kuvend, që sipas tij duhet të përfshihen në paketën e re fiskale, ndërsa pretendoi se qeveria po godiste më të dobëtit, duke favorizuar resorteve luksoze. Të gjitha amendamentet e propozuara nga Braçe janë mbështetur nga demokrati, Edmond Spaho. Por asnjë prej tyre nuk u miratua. Ndërsa nga ana tjetër Partia Demokratike ka çuar amendament për ligjin e TVSH ku kërkon uljen e saj nga 20 % në 6 % për të gjitha produktet e shportës. Në fjalën e saj deputetja Jorida Tabaku tha se do të përfitonin 659 mijë individë, por propozimi u kundërshtua nga ministraj e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se ulja e TVSH nuk do të sjellë ulje të çmimeve të produkteve të shportës. Ndërkohë që zv.kryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se në buxhet ishin reflektuar të gjitha sugjerimet e opozitës, por shtoi se nuk priste që të votohej prej tyre. Nga ana tjetër, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi propozoi amendamente për fermerët.  Megjithatë asnjë prej propozimeve nuk gjetën mbështetje as nga vetë socialistët sot në Kuvend. Maxhoranca ka pranuar vetëm mendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Projektbuxheti për vitin 2022 parashikon rritje të pagesës së papunësisë, dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe 30% për personelin e forcave të armatosura. Sa i takon pagës minimale, pritet që ajo të arrijë në 32 mijë lekë brenda 2022.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Deputeti i Lushnjes: Vitin tjeter do të hani produkte nga “Ballkani i Shqyer”

Amendamentet e Braçes!10 propozimet,nga heqja e favorizimeve te taksimi i produkteve

Rimbursim për të sëmurët me COVID, Vasili: Më mirë se 23 milionë euro/km rrugë

Balla-Bashës: Mbillet dyshifi i tokës nga 2013-a, qeverisët 13 vite, nuk investuat

Basha bisedon me ‘armikun’, kapet në Kuvend me Tritan Shehun, i jep disa mesazhe

‘Nuk jam si paraardhësi’/Balla:Blej te kasapi,j’ua them sa është çmimi i kastravecit

VD-‘Agjensia për fondet’/ Basha: Ia keni varur në qafë si mëlçitë ujkut, Ilir Beqajt

VD-‘Model putinist’/Basha: Ky është buxheti i klientëve të qeverisë

VD-Protesta e fermerëve, Basha:Harxhuan paratë,erdhën në Tiranë që t’u dëgjohet zëri

 

Kryemadhi prezantonte në Kuvend, Xhixho e fotografon

Gratë e dhunuara, Manastirliu: Janë krime ekstreme, do rrisim buxhetin

VD/Deputetja: Më habit qetësia e Krifcës, jashtë janë fermerët! (Ministrja vëzhgon)

Spaho thirrje kolegëve: Të votojmë dy amendamentet e propozuara nga Braçe

‘Replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik’/ Leskaj-Braçes: E ftojmë të mos votojë

VD-Braçe: Të përjashtohen nga lista fiskale hotelet me 5 yje! Vaji i palmës nuk…

Balla prezanton amendamentin: KPA dhe ONM kanë kërkuar rritjen e buxhetit

Kryemadhi prezanton tre amendamente për bujqësinë: Fermerët janë në vështirësi

Amendamenti për uljen e TVSH, Ibrahimaj: Nuk sjell ulje të çmimeve, e provuam vjet..

VD-PD amendament për uljen e TVSH në6 %,Tabaku: Shiheni, për shqiptarët dhe fermerët

Buxheti, Ahmetaj: Po rritemi! Kemi projekt me Bankën, digjitalizimi në nivel tjetër

Kuvendi mban 1 minutë heshtje për viktimat e tragjedisë në Bullgari

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike seance plenare 25 nentor 2021 seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll