Aktualitet

Përdhunoi nipin në shtëpinë e tij në Prizren, arrestohet në Morinë daja monstër

25 Nëntor 2021, 13:52 Nga DOSJA
Përdhunoi nipin në shtëpinë e tij në Prizren,

MORINË– Belul Kokollari është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi është akuzuar nga nipi i tij, vetëm 8 vjeç, se kishte abuzuar seksualisht me të. Pas denoncimit të bërë në Policinë e Beratit nga i mituri bashkë me të ëmën, ka treguar se daja e tij e kishte denoncuar. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, 45-vjeçari, banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Të miturit i është bërë edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është abuzuar seksualisht.

45-vjeçari Kokollari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri për të ardhur tek motra që prej vitesh ështu martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”. Por është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Mendohet se abuzimi me të miturin ka nisur rreth 1 vit më parë, ku për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, 45-vjeçari qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin Gusht 2020 degardoi në përdorimin e dhunës dhe Kokallari u dënua asokohe me 4 muaj burg për plagosje me mjete të forta.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet belul kokollari berat daja abuzon me nipin ne berat belul kokollari berat daja abuzon me nipin ne berat

Sondazh

Poll