Aktualitet

FOTOT/ Tragjedia në Bullgari, qytetarët mbajnë homazhe në sheshin Skënderbej

25 Nëntor 2021, 18:47 Nga DOSJA
FOTOT/ Tragjedia në Bullgari, qytetarët mbajnë homazhe në

 

TIRANË- Qytetarë të shumtë në Tiranë kanë mbajtur homazhe mbrëmjen e sotme në sheshin Skënderbej për humbjen e 46 personave në Bullgari dy ditë më parë. Nga fotot e mëposhtme shihen momentet që qytetarët ndezin qirinj dhe i kanë lënë në bustin e kalit të Skënderbeut.

Organizimi që u bë mbrëmjen e sotme është thirrur në rrjetet sociale nga aktivistë dhe figura publike të shumtë. Qytetarët përveç se kanë ndezur qirinj, gjithashtu kanë lënë trëndafila të kuq në shesh.

Përpara dy ditësh, një autobus me 52 turistë u përplas me bordurën anësore të autostradës së Strumës dhe më pas mori flakë. Autobusi u dogj për 2-3 minuta dhe humbën jetën 44 persona. Ekspertët rrugorë treguan se aksi në fjalë është problematik për shkak të sinjalistikës së vjetëruar dhe terrenit të vështirë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari digjet autobusi maqedonas tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll