Aktualitet

Merr flakë makina në baypasin e Lushnjes, asnjë person i lënduar

25 Nëntor 2021, 18:35 Nga DOSJA
Merr flakë makina në baypasin e Lushnjes, asnjë person i

LUSHNJE- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në baypasin e Lushnjes. Mësohet se automjeti tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA, ka marrë flakë.

Ndërkohë që në makinë, ndodhej drejtuesi i mjetit, i cili ka mundur të dalë pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të bëjnë fikjen e zjarrit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje merr flake makina lushnje merr flake makina

Sondazh

Poll