Aktualitet

Berisha: Përgatituni për protesta, PD do ristrukturohet, braktiseni 18 dhjetorin

25 Nëntor 2021, 16:25 Nga DOSJA
Berisha: Përgatituni për protesta, PD do ristrukturohet, braktiseni 18

KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nisjen e protestive masive. I pranishëm në Kuçovë ku mbajti sot foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se me Edi Ramën si kryeministër nuk ka vota të lira dhe për këtë arsye e vetmja zgjidhje janë protestat. Berisha tha se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë, të cilat përfaqësojnë persona që duan të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai i bëri sërish thirrje Kryesisë së PD-së që të japin dorëheqjen, duke shtuar se nuk i meritojnë postet që kanë pasi janë të meëruar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Këtë të fundit, Berisha e akuzoi se kishte zhdukur financimet e PD-së dhe se që nga momenti që ai kishte qenë në krye të PD-së, kryetarët e degëve nuk i marrin më pagat që u janë caktuar pavarësisht se vetë partia merr fonde. Lideri historik i Partisë Demokratike tha se kryeministri Rma po shkatërron edhe thelbin e familjes duke përmendur këtu termat ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’, ndërsa shtoi se vetë kreu i PD-së hesht.

Ish-kryeministri Berisha lavdëroi paraardhësin e tij Fatos Nano për respketimin e votës në parti. Ai tha se Rama i ka shkatërruar këto reforma, njësoj siç ka bërë edhe Basha në PD, gjë që e konsideroi ‘përdhosje të demokracisë’.

Berisha u bëri thirrje demokratëve nga Kuçova që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm. Berisha e konsideroi 18-dhjetorin si ‘shoqata Basha-Bardhi’. Formularët e shpërndarë për këtë Kuvend, Berisha tha se duhen grisur pasi kanë dalë nga vetë zyra e kryeministrit Rama.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Adashi’ i Bardhit i flet nga Kuçova me poezi: Çadrën e lirisë e bëtë të tradhëtisë

Berisha: Do ristrukturojmë partinë, Basha zhduku financimet, thoshte ca s’vijnë

“Prindi 1, prindi 2”, Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha

Demokrati fshin LIVE foton me Bashën: Do ikë Lulushi

Berisha thirrje demokratëve: Braktisni kuvendin e Peng-Bashës!

Berisha: Basha përdhosi votën në PD, Kryesia të dorëhiqet

Berisha: T’ia njohim meritën, Fatos Nano kur është esëll, flet saktë

Berisha: Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit!

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne kucove

Sondazh

Poll