TERROR në Tiranë! Ultrasit bëjnë "namin", dhunojnë dhe efektivët, disa policë të lënduar
Foto nga trazirat TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe...
Foto nga trazirat TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga kryeministria ku tifozët po ndiqet nga policia. Ata me shkopinj në duar po shkatërrojnë...
TIRANË- Nuk kanë të ndalur incidentet para finales së Conference League, pasi te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar sot se biznesi i vogël do të taksohet. Me ...
KUÇOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nisjen e protestive masive. I pranishëm në Kuçovë ku mbajti sot foltoren e radhës me demokratët, Berisha tha se me Edi Ramën si kryeministër nuk ka vota të lira dhe për këtë arsye e vetmja zgjidhje janë protestat. Berisha tha se numri i firmave të delegatëve ka arritur rreth 5 mijë, të cilat përfaqësojnë persona që duan të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai i bëri sërish thirrje Kryesisë së PD-së që të japin dorëheqjen, duke shtuar se nuk i meritojnë postet që kanë pasi janë të meëruar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Këtë të fundit, Berisha e akuzoi se kishte zhdukur financimet e PD-së dhe se që nga momenti që ai kishte qenë në krye të PD-së, kryetarët e degëve nuk i marrin më pagat që u janë caktuar pavarësisht se vetë partia merr fonde. Lideri historik i Partisë Demokratike tha se kryeministri Rma po shkatërron edhe thelbin e familjes duke përmendur këtu termat ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’, ndërsa shtoi se vetë kreu i PD-së hesht.
Ish-kryeministri Berisha lavdëroi paraardhësin e tij Fatos Nano për respketimin e votës në parti. Ai tha se Rama i ka shkatërruar këto reforma, njësoj siç ka bërë edhe Basha në PD, gjë që e konsideroi ‘përdhosje të demokracisë’.
Berisha u bëri thirrje demokratëve nga Kuçova që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm. Berisha e konsideroi 18-dhjetorin si ‘shoqata Basha-Bardhi’. Formularët e shpërndarë për këtë Kuvend, Berisha tha se duhen grisur pasi kanë dalë nga vetë zyra e kryeministrit Rama.
Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?
Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
‘Adashi’ i Bardhit i flet nga Kuçova me poezi: Çadrën e lirisë e bëtë të tradhëtisë
Berisha: Do ristrukturojmë partinë, Basha zhduku financimet, thoshte ca s’vijnë
“Prindi 1, prindi 2”, Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha
Demokrati fshin LIVE foton me Bashën: Do ikë Lulushi
Berisha thirrje demokratëve: Braktisni kuvendin e Peng-Bashës!
Berisha: Basha përdhosi votën në PD, Kryesia të dorëhiqet
Berisha: T’ia njohim meritën, Fatos Nano kur është esëll, flet saktë
Berisha: Parlamenti miratoi 8 ligje për klanet e botës së krimit!
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MORINË– Belul Kokollari është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës, pasi është akuzuar nga nipi i tij, vetëm 8 vjeç, se kishte abuzuar s...
“Ishte një nga ditët e tjera të shumta të atyre viteve që ai vinte në shtëpi i dehur, me këmbët që mezi e mbanin por gjithmonë me një ‘kthjelltësi’ ...
LUSHNJE- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në baypasin e Lushnjes. Mësohet se automjeti tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA, ka marrë flakë.Ndërko...
TIRANË– Në Shqipëri, ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re p...
TIRANË– 5 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërr...
TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, ka dëshmuar sërish sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë. Në rrëfimin e tij ...
TIRANË– Nesër pritet që të mbahet mbledhja e shtatë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Mediat e Kosovës kanë zbardhur dhe detaj...
TIRANË– Banorët e Kombinatit kanë dalë në protestë pasi Bashkia Tiranë kërkon që tu shembë pallatet nën argumentin se janë dëmtuar për shkak të tërme...
TIRANË- Teksa në Kuvend pritet që së shpejti të nisë shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e Kodit të Familjes dhe të ligjit të birësimit, palët pro dhe...
KAVAJË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vde...