Politike

Kryemadhi: Pas bëri show në mëngjes, Rama votoi kundër fermerëve në parlament

25 Nëntor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Kryemadhi: Pas bëri show në mëngjes, Rama votoi kundër

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama votoi kundër fermerëve në Parlament edhe pse paradite, ai u takua me ta. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkroi se një nga propozimet e LSI-së, për buxhetin u rrëzua nga mazhoranca. Ajo ka shkruar se rritja e mbështetjes për fermerët, e propozuar nga LSI-ja nuk është miratuar.

Postimi i Plotë:

Pasi bëri shown e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament! Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.

Paraditen e sotme, disa fermerë kanë protestuar para Kuvendit, në të njejtin moment që edhe kryeministri shkoi në parlament. Rama zbriti nga makina e tij dhe mori disa nga fermerët për të diskutuar në lidhje me kërkesat që fermerët kanë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi seance plenare 25 nentor 2021 edi rama monika kryemadhi seance plenare 25 nentor 2021

Sondazh

Poll