Sport

1000 km për një ndeshje futbolli, partnerja e kritikoi, tifozi kthehet në hero!

25 Nëntor 2021, 14:15 Nga DOSJA
1000 km për një ndeshje futbolli, partnerja e kritikoi, tifozi kthehet

ANGLI-Partnerja apo një ndeshje futbolli? Kjo është dilema për shumë fansa, por jo për tifozin e Charlton. Djali preferoi të ndiqte skuadrën e tij të preferuar në një transfertë, sesa të kalonte fundjavën me partneren e tij. Ajo shkroi në Tëitter për zhgënjimin e saj, por, siç raporton “The Sun”, nuk mori mbështetjen që shpresonte: ai u bë heroi i rrjeteve sociale, ndërsa ajo u kritikua.

Sash, në fundjavë, mezi priste të kalonte kohë me të dashurin e saj, i cili jeton vetëm tetë milje larg (rreth 13 km). Të dy nuk janë parë prej disa ditësh dhe vajza ishte e bindur se mund të shihte të dashurin në fundjavë. Megjithatë, ajo nuk e kishte menduar se ai tashmë kishte plane të tjera. Asnjë takim romantik, Charlton, një klub në divizionin e tretë të ligës angleze, luante në transfertë kundër Morecambes dhe ai nuk mund të mungonte.

Djali shkatërroi planet e partneres së tij dhe udhëton gati 1000 km, vajtje ardhje dhe pesë orë e 45 minuta me tren për të parë ndeshjen. Sash më pas shprehu në Tëitter: “Unë jetoj me kilometra larg të dashurit tim dhe nuk e kam parë për gati një javë. Ai u largua në orën 8 të mëngjesit dhe po udhëton për të parë Morecambe-Charlton dhe më pyet pse jam e mërzitur. Si mendoni, cili është prioriteti i tij?

Megjithatë, në vend që ta mbështesnin vajzën, shumë e kanë mbështetur gjestin e burrit për klubin e tij të preferuar. Një komentues tha: “Çfarë legjende”. Një tjetër shtoi: “Femrat vijnë e ikin, por dashuria jote e parë do të mbetet gjithmonë. Mirë për të, turp për ty”. Dhe në fund, pa dashur, Sash e ktheu të dashurin e saj në heroin e ditës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli charlton angli charlton

Sondazh

Poll