Sport

Champion League: 11 skuadra “presin biletat” për në fazën tjetër të garës

25 Nëntor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Champion League: 11 skuadra “presin biletat” për në

ZVICER – Ndërsa gjatë dy ditëve, të martën dhe të mërkurën, janë luajtur takimet e ditës së pestë të ndeshjeve në grupe të Champions League, disa nga skuadrat pjesëmarrëse e kanë siguruar kalimin e tyre për në fazën e 1/16-ave, ku do të luhet me sistem eliminimi.

Teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe ndeshjet e fundit për të mbyllur fazën e ndeshjeve në grupe, 11 skuadra deri tani e kanë siguruar kalimin e tyre për në turin tjetër. Kështu, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Paris SG, Bayern Munich, Inter, Juventus, Ajax, Sporting Lisbone dhe Real Madrid, janë skuadrat e kualifikuara për më tej.

Në ndeshjet e fundit të ditës së gjashtë të Champions League do të kualifikohen edhe 5 skuadra e tjera, të cilat do të plotësojnë tablonë e 16 finalisteve, që pas shortit të hedhur, do të vazhdojnë garën midis tyre me sistem eliminimi.

Skuadrat që do të renditen në vendin e tretë në tetë grupet e Champions League, si zakonisht do të kalojnë në turin tjetër të Europa League.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league champions league deri tani champions league dhe superkupën e europës për në fazën e 1/16-ave të martën dhe të mërkurën champions league champions league deri tani champions league dhe superkupën e europës për në fazën e 1/16-ave të martën dhe të mërkurën

Sondazh

Poll