Sport

Juve/ Debati mes Bonuccit dhe Pirlos: “Jemi të zhytur në”…Ronaldo aprovon me kokë

25 Nëntor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Juve/ Debati mes Bonuccit dhe Pirlos: “Jemi të zhytur

ITALI– Juventus u mund nga Chelsea me shifrat 4-0 në raundin e pestë të Champions League. Max Allegri do të ketë shumë punë për të bërë me një skuadër që ka shfaqur luhatje në performancë. Një situatë e trashëguar nga sezoni i kaluar, kur Andrea Pirlo ishte në krye të bardhezinjve.

Për të kuptuar diçka më shumë për atë që nuk shkoi mirë sezonin e kaluar, tifozët bardhezi mezi pop resin dokumentarin “All or nothing”. Seriali tregon sezonin 2020/2021 të Zonjës së Vjetër me përmbajtje ekskluzive, shumë prej të cilave janë regjistruar në dhomat e zhveshjes. E fundit që është publikuar, tregohet humbja e bujshme e Juventusit ndaj Beneventos marsin e kaluar.

Kamerat kryesore zbulojnë se çfarë ndodhi brenda dhomës së zhveshjes në pjesën e parë. Pamje të nxehta, dhe vetëm kapiteni Bonucci flet I tërbuar. “Po na vrasin djema. Nëse duam titullin, nuk mund të luajmë kështu.” Zhgënim pa kufij dhe Ronaldo që pohon me kokë fjalët e kapitenit. “Kështu k**in fitojmë. Dreqi ta hajë jemi të zhytur në m** nëse luajmë kështu. Sepse nuk e kemi kuptuar rëndesine,nuk e kemi kuptuar se sa e rendesishme është të fitojmë këtë ndeshje.

Kemi një vit që luajmë keshtu dhe fajin e kanë gjithmonë të tjerët, të marrim përgjegjësitë që na takojnë.” Ndërkohë ndërhyrja e Pirlos ishte e mënjëhershme, “Nuk po shoh dëshirë që ti fitojmë këto ndeshje. Duhet të bëjmë diçka patjetër”. Megjithatë duket se as fjalët e Pirlos nuk ndryshuan ndodnjë gjë në atë ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport itali juventus itali juventus

Sondazh

Poll