Sport

Ndaloi Italinë, Trajneri i Zvicrës “ëmbëlson” kundërshtarin, 9.3 kg çokollatë

25 Nëntor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Ndaloi Italinë, Trajneri i Zvicrës “ëmbëlson”

ZVICËR-Të ndaloje kampionët e Europës, Italinë në një 0-0 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës, meritonte një dhuratë. Kështu trajneri i Zvicrës, Murat Yakin vendosi t’i dërgojë Federatës së Irlandës së Veriut një kuti plot çokollata, pasi barazimi i të kaltërve, i hapi rrugën helvetëve të kalonin direkt për në Katar.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Yakin përgatit paketimin i lumtur teksa shprehet “Sëeet Caroline”: “93 minuta pa pësuar gol kundër Italisë, kampionëve të Europës, janë 9.3 kg çokollatë zvicerane për Irlandën e Veriut”.

 

We kept our word, @NorthernIreland ? A sweet Thank You is on its way! #sweetcaroline #sweetchocolate

??? @ChocolatCailler #natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/fAPUuHmrTf

— ?? Nati (@nati_sfv_asf) November 24, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport italia murat yakin zvicra italia murat yakin zvicra

Sondazh

Poll