Sport

Me Covid-19 dhe i pa vaksinuar, Bayern Munich acarohet me yllin e skuadrës

25 Nëntor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Me Covid-19 dhe i pa vaksinuar, Bayern Munich acarohet me yllin e skuadrës

GJERMANI-Joshua Kimmich, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Masat paraprake të futbollistit të Bayern Munich nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur infektimin me virusin famëkeq. Në Gjermani polemikat rreth tij, vazhdojnë, sepse lojtari ende nuk është vaksinuar. Ai kurrë nuk ka thënë se është mohues i ekzistencës së Covid-it as nuk e ka vënë në dyshim rëndësinë e vaksinës. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin për çdo efekt afatgjatë nga vaksina.

Bayern ndërhyri menjëherë duke i lënë të kuptojnë Kimmich dhe lojtarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar se nuk do t’ua paguajnë rrogën për ditët që janë në karantinë.

Kimmich tani është i infektuar. Futbollisti qëndroi dy javë në karatinë sepse kishte kontakt me dy persona që rezultuan pozitiv, duke humbur 768 mijë euro pagë, ndërsa tani do të duhet të qëndrojë përsëri i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera duke humbur kështu në total 1 miluionë e 536 mijë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll