Sport

VIDEO/ Çaste frike në Sheriff-Real: Adama Traore ndihet keq dhe rrëzohet në fushë…

25 Nëntor 2021, 11:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Çaste frike në Sheriff-Real: Adama Traore ndihet keq dhe

MOLDAVI – Momente frike dhe paniku në ndeshjen Sheriff Tiraspol-Real Madrid të Champions League. Në skuadrën vendase, qendërsulmuesi Adama Traore pësoi një dhembje të papritur në minutat e fundit të ndeshjes, që e detyroi të shtrihet në fushë.

Lojtari me numrin 9, në fakt, pas një aksioni ka prekur gjoksin dhe pak çaste më vonë është rrëzuar përtokë, duke shkaktuar frikë në stadium. Problemet e zemrës, ose sëmundjet e zemrës në radhët e sportistëve  në përgjithësi, janë rritur ndjeshëm dhe nuk do të ishte e re të shihni edhe një tjetër futbollist profesionist me këtë problem.

Adama Traore u ndihmua nga stafi mjekësor dhe duket se nuk e ka humbur asnjëherë vetëdijen edhe pse ai reagoi ndaj stimujve (erë nën hundë) në një mënyrë jo shumë reaktive. Pas disa minutash ndërhyrje mjekësore, lojtari është larguar nga fusha me situatën nën kontroll.

Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore dhe pritet një përditësim nga klubi moldav, për të kuptuar se çfarë ka pasur sulmuesi. Frika ishte e madhe në një fushë futbolli, ku episode të këtij lloji po ndodhin gjithnjë e më shpesh.

¿Qué le ha ocurrido a Adama Traoré del Sheriff en el partido contra el Madrid? ¿Miocarditis? El síndrome Kun Agüero parece extenderse. Preocupante. Juzguen ustedes. pic.twitter.com/fJTNxKB10y

— El Abogado Del Diablo ?? (@Devils_Iawyer) November 24, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league champions league deri tani champions league europa league qendërsulmuesi adama traore sheriff tiraspol-real madrid uefa champions league champions league champions league deri tani champions league europa league qendërsulmuesi adama traore sheriff tiraspol-real madrid uefa champions league

Sondazh

Poll