Sport

Vaksina, doza e tretë për Mihajlloviçin: “Të mos e bësh është marrëzi”

25 Nëntor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Vaksina, doza e tretë për Mihajlloviçin: “Të mos e

ITALI – Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajlovic, i cili bëri dozën e tretë në spitalin “Bellaria” ka bërë apel për vaksinimin anti-Covid. “Është thelbësore të vaksinohesh, ajo të shpëton jetën. Unë u transplantova, mora dozën e tretë dhe tani jam mirë”,- ka thënë tekniku, i cili u shërua nga leucemia dy vjet më pare, falë një transplanti të palcës kockore.

Fatkeqësisht, të gjithë në familjen e tij kanë njerëz që i njohin, shembuj që nuk janë pozitivë, të pa vaksinuar. “Pardje në Serbi vdiq një miku im 56 vjeç, pasi nuk donte të vaksinohej, shkoi në spital dhe vdiq nga Covid”, – ka treguar trajneri.

“Kur shpërtheu kjo pandemi dhe u fol për vaksinën, ne mezi prisnim ta bënim atë. Tani është vërtet marrëzi të mos vaksinohesh, nuk mund ta kuptoj: vaksinohu, shpëto jetën tënde dhe të tjerëve. Nëse ju jetoni në një komunitet dhe nuk doni të vaksinoheni, nuk jeni vetëm ju. Nëse nuk vaksinoheni, dëmtoni edhe të tjerët, ky është egoizëm,”- është apeli që bën trajneri Sinisha Mihajlovic për t’u vaksinuar.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bëri dozën e tretë në spitalin “bellaria” marrëzi të mos vaksinohesh sinisha mihajlovic trajneri i bolonjes u shërua nga leucemia dy vjet më pare bëri dozën e tretë në spitalin “bellaria” marrëzi të mos vaksinohesh sinisha mihajlovic trajneri i bolonjes u shërua nga leucemia dy vjet më pare

Sondazh

Poll