Sport

Vetëm Lyon me ‘biletën’ në xhep, të tjerët sonte në kërkim të kualifikimit…

25 Nëntor 2021, 11:40 Nga DOSJA

ZVICER – Europa League rikthehet dhe tashmë faza e grupeve është futur në një fazë interesante, pasi të enjten do të luhet java e 5-të. Deri tani, vetëm Lyon, në grupin “A” ka siguruar matematikisht kualifikimin për në raundin tjetër ndërsa, në grupet e tjera llogaritë janë ende të hapura.

Kryesfida e mbrëmjes luhet në grupin “B”, në “Stade Louis II” midis Monaco dhe Real Sociedad, dy skuadrat kryesuese të grupit. Francezët kryesojnë me 8 pikë, ndërsa spanjollët janë në vendin e dytë me dy pikë më pak dhe deri tani nuk e njohin humbjen, ndërsa në San Sebastian skuadrat u ndan në një barazim 1-1.

Java e 5-të mund të jetë vendimtare në grupin “E”, pasi Galatasaray pret në shtëpi Marseille, ndërsa Lazio udhëton drejt Moskës, ndaj Lokomotivës. Galatasaray kryeson grupin me 8 pikë, 4 më shumë se francezët të cilët janë të dënuar për fitore në këtë takim, pasi renditen në vendin e 3.

Vendasit vijnë me një moral të lëkundur pas disfatës në “derby” ndaj Fenerbahce dhe në krahun tjetër Marseja nuk luan nga 7 nëntori, pasi klasikja ndaj Lyon u ndërpre, për shkak të trazirave në stadium. Në Moskë, Lokomotiv i luan të gjitha pasi është në vendin e fundit me vetëm 2 pikë, ndërsa në krahun tjetër Lazio vjen pas disfatës me Juventusin dhe në këtë takim kërkon vetëm tri pikët për të shmangur surprizat.

Në grupin “C”, Leicester do të masë forcat me Legia Warszawa, në një sfidë direkte, pasi polakët kapen fort pas vendit të dytë me 6 pikë, ndërsa “dhelprat” janë një pozicion më poshtë me një pikë më pak. Do të jetë një duel interesant, pasi skuadrat vijnë pas një formë shumë negative, vendasit me 2 barazime dhe 2 humbje, ndërsa Legia është mundur në 4 ndeshjet e fundit duke prekur zonën e ftohtë në Poloni.

Me interes priten edhe dy ndeshjet e grupit “G”, ku vëmendja është e spostuar në “BayArena”, Leverkusen-Celtic. “Aspirinat” do të provojnë të marrin biletën e parë të grupit nëse sigurojnë fitore ndaj skocezëve, ndërsa Celtic i luan të gjitha në Gjermani.

Në “Estadio Benito Villamarin” Betis pret skuadrën e Ferencvaros, por në letër duket një sfidë me shumë diferenca, pasi spanjollët janë në vendin e dytë. Matematika i vjen në ndihmë Betis, pasi në rast fitoreje, kombinuar me suksesin e Leverkusen, do siguronte kualifikimin. Një fitore larg kualifikimit janë Frankfurt dhe West Ham. Gjermanët presin në shtëpi Antwerp në grupin “D”, ndërsa anglezët luajnë në Austri ndaj Rapid Vienna.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport do të jetë një duel interesant europa league rikthehet ferencvaros forcat me legia warszawa gjermanët presin në shtëpi antwerp midis monaco dhe real sociedad në san sebastian do të jetë një duel interesant europa league rikthehet ferencvaros forcat me legia warszawa gjermanët presin në shtëpi antwerp midis monaco dhe real sociedad në san sebastian

Sondazh

Poll