Sport

“A je akoma gjallë”! Zhang feston kualifikimin, tifozët e Interit i prishin festën

25 Nëntor 2021, 12:29 Nga DOSJA
“A je akoma gjallë”! Zhang feston kualifikimin, tifozët e

ITALI-Postimi i fundit në Instagram datonte në datën 23 maj, fotoja ishte së bashku me Antonio Conten dhe Lele Oriali duke mbajtur në duar titullin kampion. Presidenti i Interit, Steven Zhang, rikthehet në rrjetet sociale në natën e kualifikimit për në raundin tjetër të Interit në Champions League.

“Pas 10 vitesh, le të bëjmë një hap përpara, Forca!!”, ishte ky komenti i numrit një të klubit zikaltër që shoqëron foton e lojtarëve të përqafuar për të festuar suksesin ndaj Shakhtar Donetsk.

 

A post shared by Steven Zhang (@stevenzhang91)

Por tifozëve të Interit nuk u pëlqeu, duke e qortuar Zhang për mungesën e gjatë. Dhe jo vetëm… “A je akoma president?”, “Kujtohesh herë pas here që je ende president i Interit”, “Për pak të harrova”, ishin disa nga përgjigjet më ‘dashamirëse’. Por nuk mungojnë kritikat më të rënda: “Duhet ta shesësh dhe të largohesh nga klubi!”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter zhang inter zhang

Sondazh

Poll