Sport

Napoli nuk e fal Hysajn, mbrojtësi duhet t’i paguajë gjobën ish-skuadrës së tij

25 Nëntor 2021, 06:00 Nga DOSJA
Napoli nuk e fal Hysajn, mbrojtësi duhet t’i paguajë gjobën

ITALI – Napoli e çoi deri në fund “inatin”, duke e detyruar mbrojtësit kuqezi të paguajë një gjobë, nga që ai u largua për te Lazio gjatë merkatos së verës.

Dy vite më parë, “të kaltrit” fituan ndaj Salzburgut në Champions League. Klubi vendosi që lojtarët të grumbulloheshin dhe të nesërmen të nisnin stërvitjen. Disa lojtarë, midis të cilëve edhe Elseid Hysaj, nuk e zbatuan këtë urdhër.

Por, klubi italian nuk ia fali lojtarëve veprimin për të bërë sipas “kokës së tyre”, i ndëshkoi ata me gjobë, të cilën nuk e ka ezekutuar, duke i mbajtur disi peng futbollistët nëse largoheshin. Mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi, gjatë merkatos së verës u largua në drejtim të Lazios dhe klubi napoletan nxorri nga sirtarët gjobën e para dy viteve.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”,- shkruhej në një njoftim të klubit të Napolit

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dy vite më parë elseid hysaj gjatë merkatos së verës mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi sipas “kokës së tyre” u largua në drejtim të lazios dy vite më parë elseid hysaj gjatë merkatos së verës mbrojtësi i kombëtares sonë kuqezi sipas “kokës së tyre” u largua në drejtim të lazios

Sondazh

Poll