Sport

Sfidën e “milionerëve” e fiton City, Real fiton dhe i bën nder Interit!

24 Nëntor 2021, 22:20 Nga DOSJA
Sfidën e “milionerëve” e fiton City, Real fiton dhe i

EUROPË– Në grupin A ishte kryesfida mes Manchester City-t dhe PSG. Në “Etihad Stadium”, skuadra e Guardiolës fiton me shifrat 2-1 duke hipotekuar vendin e parë. Ndoshta një lloj hakmarrje pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë. Skuadra e Pochettinos kaloi e para në epërsi me anë të Mbappe në minutën e 50′, por Sterling dhe Gabriel Jesus përmbysën gjithçka. Takimi tjetër i këtij grupi u fitua nga RB Leipzig, që shënoi 5 gola në portën e Club Brugge.

Real Madrid ka bërë detyrën kundër Sheriff Tiraspol dhe me fitoren 3-0 që arrit bëri edhe Interin të festojë kualifikimin në fazën tjetër pas dhjetë vitesh. Madrilenët e zgjidhën që në pjesën e parë, me gola të Alaba dhe Kroos, kurse në fillim të pjesës së dytë realizoi edhe Benzema.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league real madrid champions league real madrid

Sondazh

Poll