Politike

VENDIM/ Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil

24 Nëntor 2021, 17:34 Nga DOSJA
VENDIM/ Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit

TIRANË– Maksim Et’hemaj është emëruar drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Po në mbledhjen e sotme është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në mungesë të kryeministrit Edi Rama edhe largimi i Edlira Krajës. Kjo e fundit ka qenë më herët drejtoreshë Ekzekutive e Autoritetit të Aviacionit Civil, por tashmë është zëvendësuar nga Maksim Et’hemaj

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Edlira Kraja, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edlira kraja maksim et’hemaj edlira kraja maksim et’hemaj

Sondazh

Poll