Politike

Negociatat, Rama për “Jo”-në nga BE: Lajm pozitiv, synojmë muajin tetor

18 Qershor 2019, 16:12 Nga DOSJA
Negociatat, Rama për “Jo”-në nga BE: Lajm pozitiv,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmin se shqipëria nuk do të hapë nëgociatat në qershor, por do të pritet tetori. Në një reagim në rrjetet sociale Rama e quan lajm pozitiv raport-progresin e KE. “Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor”, shkruan Rama.

Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave? Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes,që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime,molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston? Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shkruan Rama.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të mund të hapin negociatat në muajin qershor”, kjo ishte deklarata nga BE. Gjermania, Franca dhe Danimarka ishin tre vendet skeptike që kërkuan më shumë kohë dhe tani synohet muaji tetor për të marrë dritën jeshile. Hahn që lexoi deklaratën tha se këtë verë nuk do të ketë çelje të negociatave pavarësith progresit të bërë. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave edi rama hapja e negociata per shqiperine shtyrja e negociatave ne tetor celja e negociatave edi rama hapja e negociata per shqiperine shtyrja e negociatave ne tetor

Sondazh

Poll