Politike

Gjyqi me Bashën, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: S’mund të çojë kaseta në SPAK

24 Nëntor 2021, 13:06 Nga DOSJA
Gjyqi me Bashën, Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: S’mund të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliajt për kryedemokratin Lulzim Basha. Zhupa thotë se Veliaj nuk mund të çojë dot kaseta në SPAK, pasi duhet të dëshmojë për shpifjet të cilat i rëndojnë ligjërisht.

REAGIMI I ZHUPËS:

Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht. Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund. Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin. Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë.

LAJMI KRYESOR: Përballja me Veliajn! Basha shkon në Gjykatën e Posaçme, refuzon pajtimin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erjon veliaj ina zhupa lulzim basha erjon veliaj ina zhupa lulzim basha

Sondazh

Poll