Politike

Escobar: Open Balkan s’ka sukses pa të gjashta vendet e BP

24 Nëntor 2021, 14:10 Nga DOSJA
Escobar: Open Balkan s’ka sukses pa të gjashta vendet e BP

BEOGRAD– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kushtëzuar bashkimin e të gjashta vendeve të Ballkanit Perëndimor në “Open Balkan”. Ka qenë i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar i cili është shprehur se kjo nismë nuk do të ketë sukses nëse nuk bashkohen të gjitha vendet por mbeten vetëm tre që janë aktualisht.

“Mbështetja për Open Balkan do të bëhet në bazë të kushteve që nisma të jetë hapur për të gjithë. Duhet anëtarësim i barabartë dhe jo shpërqendrim nga aspiratat evropiane. Pa të 6-ta vendet nuk mund të ketë sukses,”– tha Escobar ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’ sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama gabriel escobar open balkan edi rama gabriel escobar open balkan

Sondazh

Poll