Politike

Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen te “Open Ballkan”

24 Nëntor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Rama: S’i bindim dot të tjerët të na bashkohen te

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk mund të detyrojë askënd që të marrin pjesë të gjashta vendet në Open Balkan. I pranishëm online në mbledhjen e Open Balkan që po mbahet në Beograd, Rama iu përgjigj të dërguarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, i cili tha se kjo nismë nuk mund të ketë sukses pa të gjashta vendet.

“Nuk varet nga ne të bindim dikë që “Open Ballkan” është i hapur. Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Varet nga gjithkush që të marrë vendimet e veta. Ne thjeshtë po zbatojmë procesin e Berlinit. Gjithkush të vendosë në mënyrë të pavarur cfarëdo do për vendin e vet.Falenderoj vërtetë gjithkënd dhe në veçanti Eskobarin,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’ sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan edi rama open balkan

Sondazh

Poll