Politike

Brexit/ Rama ‘i zbras’ të gjitha në Londër: Me divorcet kam eksperiencë por kjo qenka makth (VD)

18 Qershor 2019, 15:51 Nga DOSJA
Brexit/ Rama ‘i zbras’ të gjitha në Londër: Me

LONDËR– Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe disa batuta teksa ndodhej në Londër për forumin mbi Ballkanin Perëndimor me temë: “Mundësia e investimit në një rajon me rritje të shpejtë”.

Pasi falenderoi të pranishmit për ftesën, Rama iu përgjigj edhe disa pyetjeve të gazetarëve. Një prej tyre kërkoi të dinte nga kryeministri i Shqipërisë nëse ka një afat kohor në lidhje me anëtarësimin e vendit tonë në BE dhe a konsiderohet kjo gjë një qëllim kryesor.

Rama shpjegoi ndër të tjera se kjo gjë kërkon kohë dhe se e shkuara e Shqipërisë me komunizmin e ka vështirësuar pak këtë pjesë. Por teksa shpjegonte procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Shqipërisë, kryeminsitri preku edhe temën e Brexit, të cilën e krahasoi me eksperiencën e tij me divorcet.

Pasi të kesh ndërtuar një shtet funksional, mund të bësh siç zgjodhi Britania, të ikësh, por në fillim duhet të ndërtosh. Pra, është si martesa, të gjithë të thonë që nuk është aq fantastike sa duket, por s’ka rëndësi, ti e do gjithsesi. Pastaj merr vendimet e tua,”- tha kryeministri ndër të tjera.

Më pas Rama e krahasoi daljen e Britanisë nga BE-ja me veten e tij duke u shprehur se ka eksperianca me divorciet, por sipas tij kjo e ndarjes nga Europa është njësoj si të divorcohesh me një grua me të cilën nuk arrin dot në një marrëveshje.

Pastaj divorci mund të ketë disa faza, e them nga përvoja. Por të divorcohesh nga Europa duket se qenka makth. Qenka lloji i gruas që s’mund ta ndash dhe pa marrëveshje është edhe ca më keq,”– tha Rama teksa fliste për Brexit.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama flet per brexit rama flet per divorcet rama ne londer edi rama rama flet per brexit rama flet per divorcet rama ne londer

Sondazh

Poll