Politike

Negociatat/ Hahn: Tre vendet skeptike kërkojnë më shumë kohë, rezultate konkrete për Shqipërinë në tetor

18 Qershor 2019, 15:16 Nga DOSJA
Negociatat/ Hahn: Tre vendet skeptike kërkojnë më shumë

BRUKSEL-Komisioneri i për Zgjerim në BE, Johannes Hahn ka deklaruar se Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit në BE, por është shprehur besim plotë se do të njohë rezultate pozitive dhe konkrete në tetor.

Gjatë fjalës së tij, Hahn tha se vendet si: Franca, Gjermania dhe Danimarka janë ende skeptike për Shqipërinë, pasi kërkojnë më shumë për të shqyrtuar raportin e KE-së.

Duhet më shumë kohë për për raportin e KE, i cili jep vlerësimin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Holanda, Danmarka, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar që çështja e zgjerimit të lidhet me zhvillimet në secilin vend dhe kanë kërkuar më shumë përpjekje nga ana e tyre.

Nuk mund ta injorojmë krizën e brendshme e cila ka pasur njëfarë ndikimi te disa vende për vendimin e ditës së sotme, por shpresojmë se deri në Tetor do ketë një ndryshim. Kur flasim për zgjerimin është një proces që zgjat në kohë, çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm.

Komisioni Evropian vlerëson dhe beson sërish se këto vende duhet të shpërblehen. Nuk është në interes të vetëm këtyre 6 vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e BE-së, por është edhe në interesin tonë. Të gjitha këto bazohen edhe në merita individuale. Zgjerimi ndikon për stabilitetin në rajon, megjithatë një vendim nuk është arritur të merret në lidhje me hapjen e negociatave, të paktën këtë verë. Kërkohet më shumë kohë për rekomandimet tona që ata të bëjnë vlerësimet e tyre”, deklaroi Hahn.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be hapja e negociatave johannes hahn maqedonia e veriut shqiperi be hapja e negociatave johannes hahn maqedonia e veriut shqiperi

Sondazh

Poll