Sport

Jareci: “VAR, 93 % i saktë, gjyqtarët janë bërë më dembelë”

24 Nëntor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Jareci: “VAR, 93 % i saktë, gjyqtarët janë bërë

TIRANE Në mbyllje të fazës së parë të Abissnet Superiores ajo që vihet re më së shumti janë ndërhyrjet e shpeshta të sistemit VAR, që ka qenë edhe risia e këtij sezoni.

Por këto ndërhyrje, edhe sipas shefit të sektorit të gjykimit Sokol Jareci, nuk kanë qenë gjithmonë të sakta, por marzhi i gabimit është ulur ndjeshëm.

“Në 93% vendimet kanë qenë të sakta, por ka patur edhe gabime, klubet duhet të na mirëkuptojmë jemi në hapat e parë”.

Megjithatë ndihma e video-asistentit, apo sistemit VAR, i ka bërë gjyqtarët më pak vendimmarrës në fushë dhe më të varur nga ky sistem.

“E vërtetë është që gjyqtarët janë bërë më dembelë, por ne i ndëshkojmë që ata të jenë më vendimmarrës në fushë”.

Pavarësisht këtij sistemi, nisur edhe nga java e fundit, ka shumë kontastime dhe sërish ka gjyqtarë të konsideruar “non grata”.

“Nuk mundet asnjë gazetar, futbollist apo president, të gjykojë vendimin e gjyqtarit, pasi shumë vendime duan njohuri specifike dhe kërkojnë interpretime në raste të caktuara”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abissnet superiores javën e 5-të të abissnet superiores sektorit të gjykimit sokol jareci sistemi var sistemit var video-asistentit abissnet superiores javën e 5-të të abissnet superiores sektorit të gjykimit sokol jareci sistemi var sistemit var video-asistentit

Sondazh

Poll