Sport

Frikë në Angli, futbollisti bie pa ndjenja në fushë! Klubi del me komunikatë zyrtare

24 Nëntor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Frikë në Angli, futbollisti bie pa ndjenja në fushë! Klubi

ANGLI-Frikë në futbollin anglez. Në takimin Sheffield United-Reading,pati momente paniku kur futbollisti John Fleck u dërgua me barelë për në spital pasi ra pa ndjenja në fushën e lojës.

30-vjeçari nuk po reagonte dhe duhej ndërhyrja e urgjencës për të stabilizuar gjendjen e futbollistit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, klubi i Sheffield United me anë të një postimi tregoi gjëndjen e lojtarit.

“Mesfushori tani ndodhet në këmbë dhe po merr kujdes të mëtejshëm mjekësor. John Fleck ishte i vetëdijshëm kur u largua nga stadiumi me anë të ambulancës.

Incidenti ndodhi në mes të pjesës së dytë me Fleck që u rrëzua në tokë dhe kjo bëri që lojtarët nga të dyja skuadrat të bënin me gjeste në fushë për të kërkuar ndihmën mjekësore që të futeshin me shpejtësi në fushë për të marrë pjesë te lojtari skocez.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport angli sheffild united angli sheffild united

Sondazh

Poll