Sport

Shantazhet ndaj ish-shokut të skuadrës, Gjykata dënon me 1 vit burg Karim Benzema-n

24 Nëntor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Shantazhet ndaj ish-shokut të skuadrës, Gjykata dënon me 1 vit

FRANCË-Më shumë se 6 vite që nga fillimi i historisë për tape-sex-in, më në fund ka ardhur vendimi për Karim Benzema. Gjykata Penale e Versajës Gjykata e Versajës e ka shpallur fajtor sulmuesin e Realit të Madridit për bashkëpunim në tentativën për të shantazhuar Mathieu Valbuenan, duke e dënuar me një vit burg me kusht, të cilin do t’i duhet të vuajë në rast të përsëritjes së veprës penale, si dhe me 75 mijë euro gjobë.

Në arsyet që çuan në këtë vendim, Gjykata e Versajës sqaron se biseda që Benzema bëri me Valbuenën përbën në vetvete një ndërhyrje të “qëllimshme” në mënyrë që futbollisti të paguante për të parandaluar transmetimin e videos me “pullë të kuqe”.

Avokati i lojtarit ka bërë të ditur tashmë ankesën: “Jemi mjaft të habitur nga ky gjykim. Apelimi tashmë ka filluar.Katër të pandehurit e tjerë, Axel Angot, Mustapha Zouaoui, Younes Houass dhe Karim Zenati u shpallën gjithashtu fajtorë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport benzema real madrid benzema real madrid

Sondazh

Poll