Sport

Tuchel ‘sfidon’ Pochettinon: “Nuk dëgjoj shumë se çfarë flasin njerëzit për ne”!

24 Nëntor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Tuchel ‘sfidon’ Pochettinon: “Nuk dëgjoj shumë se

ANGLI – Kampionët e Europës zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, ndaj bardhezinjve të Juventusit, teksa fituan 4-0, duke arkëtuar pikët e plota, falë golave të Trevoh Chalobah (25’), Reece James (55’), Callum Hudson Odoi (58’) dhe Timo Werner (90’+5).

Edhe pse vetëm katër skuadra kanë shënuar më shumë se Chelsea në Champions League deri tani, rekordi mbrojtës është thjeshtë mahnitës te “blutë” e Londrës: 10 të shënuar dhe vetëm 1 gol i pësuar, pas pesë ndeshjesh të luajtura në grupin “H”.

“Chelsea ka skuadër defensive. Ata luajnë anash dhe me kundërsulme”,- ka deklaruar Maurizio Pochettino kur u pyet për skuadrën londineze. Mirëpo, gjermani Thomas Tuchel nuk mendon se Chelsea është skuadër që luan në mbrojtje, duke iu përgjigjur edhe trajnerin argjentinas të PSG-së, pas fitores ndaj Juves.

“Nuk dëgjojë shumë çfarë flasin njerëzit përreth. E shikoi skuadrën dhe stafin, ndihemi mirë dhe janë shumë të guximshëm në mbrojtje. E posedojmë topin gjithmonë dhe provojmë të krijojmë shanse dhe të jemi të rrezikshëm. Nuk jam shumë i shqetësuar se çfarë flasin njerëzit për ne.

Duam të jemi të fortë në çdo pjesë të lojës. Është pjesë e lojës, në disa momente duhet të mbrohesh dhe në disa hapësira, duhet të sulmosh”,- deklaroi Tuchel.

Ndërkohë, Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa francezët e PSG-së sonte (e mërkurë) i pret një ndeshje e vështirë në transfertë ndaj Manchester City.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league deri tani gjermani thomas tuchel maurizio pochettino ndaj bardhezinjve të juventusit te “blutë” e londrës trajnerin argjentinas të psg-së champions league deri tani gjermani thomas tuchel maurizio pochettino ndaj bardhezinjve të juventusit te “blutë” e londrës trajnerin argjentinas të psg-së

Sondazh

Poll