Sport

Në prag të një vjetorit të Maradonës, Giannina nuk harron: Kam nevojë për drejtësi!

24 Nëntor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Në prag të një vjetorit të Maradonës, Giannina nuk

ARGJENTINË-Një letër drejtuar babait në Instagram pak orë pas përvjetorit të vdekjes. Giannina Maradona rikthehet me dashuri të madhe për Diegon pa harruar të gjitha zërat apo teoritë që lidhen me vdekjen e tij. Ky është një fragment nga fjalët e saj:

 

 

 

A post shared by Gianinna Maradona ? (@giamaradona)

“Më pushton brishtësia dhe dëshpërimi, ndihem e thyer. Kam nevojë për drejtimin për largimin tënd të papritur. Një mijë fronte lufte të hapura, një mijë armiq që gjuajnë raketa dhe ata të zakonshmit që vazhdojnë të në lëndojnë ne. Shikoj nga Benja dhe e gjithë kjo më dhemb edhe më shumë.

Të jetosh pa ty është më e lodhshme çdo ditë. Mendoj për ty, të ndjej, të ëndërroj, nuk jam një shembull dhe bëj çfarë mundem. Më fal për situatat që duhet të shohësh. Ka ardhur koha të pajtoheni me mua, por është e kotë pasi nuk jeni më këtu.

Ndihem e ngushëlluar kur e di se të kam dhënë gjithmonë gjithçka. Në një botë plot hipokritë, të vërtetët, ata ndryshe, ata që jetojnë pa kërkuar shpjegime dhe bëjnë atë që dëgjojnë e thonë, janë të çmendurit, bijtë e k*rvave. Nuk do të dorëzohem.

Unë nuk mbaj numrin 10 në shpinë, por emri dhe trashëgimia jote do të jetojnë tek unë. Sa më shumë të duan të më shohin të rrëzuar, aq më shumë do të ngrihem. Unë të dua dhe do të më mungosh derisa të takohemi përsëri. Faleminderit që na mbron nga atje lart.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport maradona maradona

Sondazh

Poll