Sport

“Do t’i drejtohemi drejtësisë”! Artikulli për fondet e UEFA-s, reagon ashpër FSHF

24 Nëntor 2021, 12:47 Nga DOSJA
“Do t’i drejtohemi drejtësisë”! Artikulli për

SHQIPËRI– Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër në lidhje me shkrimin e “Panorama Sport”, sa i përket fondeve të bllokuara të institucionit të futbollit për shkak të disa transaksioneve të dyshimta të parave. Në një postim të gjatë, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun pranë FSHF-së pretendon se nuk është marrë dhe kërkuar asnjë lloj informacioni nga gazetarët e “Panorama Sport”.

POSTIMI I FSHF-së

FSHF dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe mediat në lidhje me një trillim të fabrikuar ditën e sotme në gazetën “Panorama Sport”. Në këtë artikull, ku predominon shantazhi dhe që përbaltja shitet si profesionalizëm, thuhet se FSHF-ja gjendet në kolaps financiar, me rrogat që kalojnë me vështirësi prej muajsh, se llogaritë bankare të institucionit të futbollit në Shqipëri janë të bllokuara apo paratë që vijnë nga UEFA për klubet kalojnë në llogari të dyshimta.

Shprehim keqardhjen më të thellë për degjenerimin e kësaj media që po përdoret nga botuesi si mashë për të goditur dhe përbaltur institucionin e futbollit shqiptar. Prej muajsh kemi refuzuar t’i përgjigjemi fletërrufeve që vinin nga kjo media, sepse fokusi jonë e energjitë tona janë të orientuara te puna dhe jo përgjigja ndaj presioneve apo tentativave për gjobëvënie.

Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Institucioni i futbollit në vend është ndër të paktat institucione që të gjithë veprimtarinë financiare e kryen nëpërmjet sistemit bankar, duke qenë transparent dhe duke paguar çdo detyrim ndaj autoriteteve shtetërore.

Më e pakta që fletushka “Panorama Sport” do duhej të bënte, ishte të kontaktonte Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun në FSHF për një reagim në lidhje me këto akuza të pretenduara. Në asnjë moment nuk ka mbërritur një kërkesë për informacion. Ky do duhej të ishte minimumi në respekt të gazetarisë.

Federata Shqiptare e Futbollit është e detyruar t’u drejtohet organeve të drejtësisë për t’i dhënë fund këtyre praktikave përlbaltëse ku nuk mbahet përgjegjësi për dëmin që i shkaktohet institucionit dhe futbollit shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armand duka fshf armand duka fshf

Sondazh

Poll