Sport

“Magnet” për keqbërësit! Kanë shërbyer në forcat speciale, ja truprojat e Ronaldos

24 Nëntor 2021, 13:06 Nga DOSJA
“Magnet” për keqbërësit! Kanë shërbyer

ANGLI-Cristiano Ronaldo, futbollisti i Manchester United ka regjistruar shërbimet e një ekipi të truprojave, të cilët kanë për detyrë të mbrojnë atë dhe familjen e tij 24/7. Por kush janë dy truprojat që qëndrojnë afër sulmuesit portugez?

Bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët më herët kanë shërbyer në forcat special në Afganistan. Për herë të parë, ata u shfaqën në krah të CR7 në shtator të këtij viti, pak para se futbollisti portugez të përgatitej të udhëtonte drejt Zvicrës për një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë.Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll