Sport

Ish-zëvëndës trajneri i Dinamos dënohet me tre vite burg, akuzohet për zhvatje!

24 Nëntor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Ish-zëvëndës trajneri i Dinamos dënohet me tre vite burg,

ITALI-Gjykata e Lartë në Itali ka dhënë vendimin final për Fabrizio Miccoli, i cili akuzohej për zhvatje mafioze. Ish-kapiteni i Palermos, siç përcaktohet nga seksioni i dytë i Gjykatës së Lartë, do të duhet të vuajë dënimin me tre vjet e gjashtë muaj burg për zhvatje. Për ish-sulmuesin nuk ka zgjidhje alternative, pasi për shkak të rrethanave rënduese nuk jepen masa alternative.

Ish-futbollisti, i cili për pak kohë erdhi edhe në Shqipëri si zëvendëstrajner te Dinamo, veproi për të ndihmuar ish-fizioterapistin e Palermos, Giorgio Gasparini i cili kërkoi një dorë nga shoku i tij futbollist për të rikuperuar huanë prej 12,000 € nga Graffagnini, partneri i tij në klub. Dënimi është i qartë dhe Miccoli duhet të vuajë në qeli dënimin, pa pasur mundësinë e një dënimi alternativ.

Ngjarja për të cilin Miccoli dënohet ka ndodhur më shumë se 10 vite më parë, kur ish-futbollisti me ndihmën e një mafiozi u mundua të rikuperonte shumën e 12 mijë eurove që një biznesmen ia kishte borxh një mikut të tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport itali miccoli itali miccoli

Sondazh

Poll