Sport

Hernan Crespo projektohet si pasues i Tabarez, në postin e trajnerit të Uruguajit…

24 Nëntor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Hernan Crespo projektohet si pasues i Tabarez, në postin e trajnerit

URUGUAJI – Hernán Crespo, një ish-lojtar në futbollin italian në rininë e tij, me gjasa do të zëvendësojë 74-vjeçarin Oscar Washington Tabarez, i njohur ndryshe si “El Maestro”, i cili pas 15 vitesh u shkarkua nga detyra e tij si trajner i kombëtares së Uruguajit.

46-vjeçari argjentinas, për momentin konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në futbollin e Amerikës së Jugut, teksa në krye të skuadras së Sao Paolos, fillimisht në vitin 2020 fitoi trofeun e Kupës së Amerikës së Jugut për klube, ndërsa në vitin pasardhës u shpall edhe kampion i Brazilit.

Kështu, emri dhe sukseset e Hernan Crespos kanë tunduar edhe drejtuesit e Federatës Uruguajane të Futbollit, të cilët sipas mediave latine po mendojnë t’i propozojnë argjentinasit pankinën e kombëtares së tyre, në sfidën e vështirë për të siguruar një “biletë” në finalet e botërorit të “Katar 2022”.

Eshtë për t’u theksuar fakti, se Crespo, i cili tani është i lire dhe është larguar nga futbolli brazilian, ishte një prej trajnerëve të përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës argjentinase të Elche, duke zëvendësuar Fran Escribá. Tani në sfond, për trajnerin e ri argjentinas Hernan Crespo, është kombëtarja e Uruguajit…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentinas hernan crespo botërorit të “katar 2022” hernán crespo i njohur ndryshe si “el maestro” kampion i brazilit oscar washington tabarez trajner i kombëtares së uruguajit argjentinas hernan crespo botërorit të “katar 2022” hernán crespo i njohur ndryshe si “el maestro” kampion i brazilit oscar washington tabarez trajner i kombëtares së uruguajit

Sondazh

Poll