Sport

Juve shembet në Londër, Atalanta e kthen në dramë ndaj Young Boys!

23 Nëntor 2021, 22:33 Nga DOSJA
Juve shembet në Londër, Atalanta e kthen në dramë ndaj Young

EUROPË-Grupi H në Champions League tani ka një lider të ri. Chelsea fiton ndaj Juventusit me shifrat 4-0 dhe merr kreun e renditjes. Kampionët e Europës e nisën me këmbë të mbarë kur Chalobah në minutën e 25’ shënoi golin e parë, ndërsa në pjesë e dytë, James dhe Hudson-Odoi realizuan në fillimin e fraksionit të dytë të lojës duke hedhur në tapet Juventusin. Chelsea nuk u ndal me kaq, pasi në shtesë një shenjë e la edhe sulmuesi Timo Werner me golin e katërt në portën e Juventusit. Tashmë vendi i parë është në dorë të londinezëve.

Në Grupin F Atalanta ndërkohë barazoi në transfertë kundër Young Boys me rezultatin 3-3 dhe nuk mundi të përfitojë nga humbja e Villareal për të marrë vendin e dytë. Kualifikimi vendoset në Itali dhe skuadrës së Gasperinit i duhen vetëm fitorja ndaj spanjollëve në fillim të dhjetorit.

Sa i takon ndeshjes, Zapata shënoi shumë shpejt për Atalantën, ndërsa Siebatcheu i barazoi shifrat. Palomino riktheu epërsinë për italianët me një goditje fluturimthi. Befasoi ndodhi në fund, kur Young Boys shënoi dy herë dhe u desh goli i Muriel dy minuta para fundit që të shmangte humbjen për Atalantën.

Në takimet e tjera Lille fitoi ndaj Salzburg me shifrat 1-0 në Grupin G duke marrë kreun e renditjes. Ndërsa Sevilla fitoi 2-0 ndaj Wolfsburg duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league chelsea juventus champions league chelsea juventus

Sondazh

Poll