Politike

Ish-deputeti i PD mesazh të fortë Ramës dhe Ballës: Mezi po pres t’u shikoj sy më sy

18 Qershor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD mesazh të fortë Ramës dhe Ballës: Mezi po

ELBASAN- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi ka dalë sot në deklaratë për shtyp nga selia blu në Elbasan, ku ka reaguar për arrestimin dhe lënien në detyrim paraqitje nga Gjykata. Në deklaratën e tij për mediat Bylykbashi dënoi arrestimin e tij dhe 6 zyrtarëve të tjerë të PD. Ai i ka dhënë një mesazh të drejtë Edi Ramës duke e akuzuar se kishte urdhëruar arrestimin e tij.

Po të drejtohem ty Edi Rama: Ti hajdut oridinere, që për hir të miliardave që po bën në kurriz të vendit që me dhunë po mban pushtetin shumë shpejt do të kesh një fund të dhimbshëm. Ky vend nuk ka njohur një rracë të pangopur si e jotja. Shumë familje po vuajnë për bukën e gojës. Ti po përpiqesh të blesh politikën, drejtësinë, zgjedhjet sigurinë tënde, nuk ka për të funksionuar. Kur i godet njërëzit, i burgos herët apo vonë do të presësh për të njejtën për veten tënde. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Aurel Bylykbashin nuk do ta përkulësh dot kurrë. Nesë deri sot kam punuar 1 fish , tani e tutje  do të punoj 10 fish më  fortë për të hequr”, shtoi ish-deputeti.

Më tej ai ka drejtuar dhe një mesazh në vetë të parë Taulant Ballën dhe Qazim Sejdinin, duke u thënë se mezi po priste ti takonte ballë për ballë.

Taulant Balla, Mezi po pres të takoj personalisht duke të parë sy më sy dhe ballë për ballë. Ne të dy i përkasim sojit dhe rracave të ndryshme. Ti sot kujton se je i fortë dhe godet pas shpine, je hasmi im dhe i familjes sime me këtë që bëre. Ti e kupton mirë çfarë do të thotë kjo. Politikisht po të them përpiqu të gjesh një rrugë tjetër për të shkuar diku, se nuk ke rrugë tjetër që të shkosh në Elbasan. Sejdini, mesa kam dijeni nuk je i përfshirë në këtë histori. Ti për mua ke qënë dhe do mbetesh kundërshtari më i fortë për PD. Ky qytet ka disa kode, që kanë funksionuar vite me parë. Unë i kam respektuar këto kode, janë të shenjta për mua”, shtoi më tej Bylykbashi.

Kujtojmë se pak ditë më parë kur Edi Rama zhvilloi një takim hapës për fushatën u prit me protesta. Në përfundim të protestës Policia arrestoi 7 zyrtarë të PD, ky 2 prej tyre dhe 2 simpatizantë po mbahen ende në burg. Ata akuzohen për tubime të paligjshme, ndërsa opozita i ka quajtur si arestime politike.

 (A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohen zyrtaret e pd aurel bylykbashi edi rama rama pritet me protesta në elbasan arrestohen zyrtaret e pd aurel bylykbashi edi rama rama pritet me protesta në elbasan

Sondazh

Poll