Politike

Zbrazja e KZAZ-ve, forcat policore ‘pushtojnë’ shkollën “Beslidhja” në Lezhë

18 Qershor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Zbrazja e KZAZ-ve, forcat policore ‘pushtojnë’ shkollën

LEZHË– Forcat policore kanë mbërritur në KZAZ-të nr.12 dhe 13 në Lezhë.

Kjo gjë ka ardhur pas ultimatumit të bërë nga kryebashkiaku Fran Frrokaj për lirimin e KZAZ-ve nga materialet zgjedhore.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, i ka dërguar një letër KQZ në këtë qytet që të lirohen ambientet e KZAZ para orës 16:00, në të kundërt, bashkia do të ndërhyjë për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ.

Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër dhe Tropojë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fran frrokaj lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit fran frrokaj lezhe zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll