Politike

Bomba e “Bild”, Alibeaj kërkon arrestimin e Ramës: Ka shkelur Kodin Penal, dënohet nga 1 në 3 vjet

18 Qershor 2019, 14:35 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”, Alibeaj kërkon arrestimin e Ramës: Ka

TIRANË- Tre zyrtarë të lartë të PD, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata kanë dalë në një konferëncë për mediat.

Alibeaj nga konferencë kërkoi arrestimin dhe burgosjen e Ramës, pasi sipas tij Kryeministri ka shkelur Kodin Penal dhe  duhet të dënohet nga 1 deri në 3 vite burg.

Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë sheterorë qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më ië lartë që përdor burime njerore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhj. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht i konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi”, tha ish-deputeti i PD.

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber dosja 184 enkeled alibeaj përgjimet e bild 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber dosja 184 enkeled alibeaj përgjimet e bild

Sondazh

Poll