Politike

“Deklaro votën, ose ik nga puna”, ish-drejtori i arsimit: Përgjimet janë manipulime, të merret drejtësia

18 Qershor 2019, 13:41 Nga DOSJA
“Deklaro votën, ose ik nga puna”, ish-drejtori i arsimit:

TIRANË- Në 16 përgjimet e publikuara ditën e djeshme nga gazeta gjermane “Bild”,  një ndër personat e përfolur ishte dhe Drini Gjeci. Ky i fundit në kohën kur ishin zhvilluar telefonatat për blerjen e votive ishte drejtor Arsimi në Dibër.

Drini Gjeçi, në një përgjim u bënte presion vartësve të tij për të deklaruar votën hapur për Partinë Socialiste. Në një reagim për Klan Plus, ai shprehet se përgjimet nuk janë reale.

“Ato nuk janë të vërteta, janë të gjitha të sajuara dhe unë ja kam lënë drejtëisë dhe prokurorisë nuk merrem fare më të”, shprehet Gjeci.

Ndërkohë ish- drjetori Rajonal i Arsimit ka mohuar dhe telefonatën që ka zhvillaur ne drejtorin e shkollës në Reç, ku i kërkonte që të deklaronte votën hapur.

Në ditë më parë gazeta gjermane  “BILD” publikoi përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër. Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede publikoi audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Për këto përgjime Rama u shpreh se do të hedhë në gjyq gazetarin. Ai theksoi se përgjimet janë përdorur nga PD për shantazh dhe janë nxjerr nga prokurori që është shërbëtor i Saliut.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber dosja 184 drini gjeci 16 pergjimet e bild blerja e votave ne diber dosja 184 drini gjeci

Sondazh

Poll