Politike

Bllokimi i KZAZ në Shkodër, Voltana Ademi kërkesë Drejtorisë Arsimore: Mos hapni shkollat

18 Qershor 2019, 13:53 Nga DOSJA
Bllokimi i KZAZ në Shkodër, Voltana Ademi kërkesë

SHKODËR– Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi ka lëshuar një udhër për shkollat e Bashkisë për të mos i hapur ambientet për votime.

Në shkresën zyrtare, Ademi thekson se duhet ndaluar vënia e shkollave në dispozicion të KZAZ-ve dhe kthimi i tyre në qendra votimi.

Kryebashkiakja gjithashtu paralajmëron se shkollat janë nën administrim e Bashkisë së Shkodrës dhe nuk mund të meenaxhohen nga persona të paautorizuar.

Dita e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje në KZAZ-të e Shkodrës dhe Tropojës. Në Shkodër, në KZAZ nr 2 të këtij qyteti, policia e Shtetit dhe ajo bashkiake janë përplasur me njëri-tjetrin, për shkak të kërkesës së bashkisë për të liruar ambientet. Vetë Voltana Ademi, tha se nuk do të lejojë që të cënohen institucionet.

Ndërkohë që në KZAZ nr 9 të Tropojës është thyer dera e pasme, dhe xhamat nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike tensione ne shkoder tensione ne tropoje voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit tensione ne shkoder tensione ne tropoje voltana ademi zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll