Politike

VD-Berisha-demokratëve: Grisini formularët e Bashës, ato paçavure

23 Nëntor 2021, 16:39 Nga DOSJA
VD-Berisha-demokratëve: Grisini formularët e Bashës, ato

BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që të grisin formularëte shpërndarë nga kryedemokrati Lulzim Basha. I pranishëm me demokratët e Burrelit në foltoren e radhës që mbajti në këtë qytet, Berisha tha se ato letra kanë dalë nga zyra e kryedemistri Edi Rama.

“E patë një pseudoformular të marrë nga zyra e Edi Ramës, ku thuhet personi përgjegjës ‘partonazhisti’. I dha edhe sistemin e patronazhistëve. Griseni atë paçavure po erdhi, por me duket se nuk ia merr njeri. I them Edi Ramës se erdhe në pushtet duke bërë thirrje hapur i gjithë llumi të bashkohet kundër Sali Berishës, unë u bëj thirrje grave, burrave, njerëzve idealistë, të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga narkoshteti për ta bërë atë vend të shpresave tona, vend të shpresave të fëmijëve tanë,”- tha Berisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:“Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll