Politike

Basha tur me demokratët si Berisha? Bardhi: Në kontakt me ta jemi çdo ditë

23 Nëntor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Basha tur me demokratët si Berisha? Bardhi: Në kontakt me ta jemi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka folur për një nisjen e një turi nga kryedemokrati Lulzim Basha, njëjtë si ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për “ABC”, Bardhi tha se kreu i partisë është në kontakt çdo ditë me demokratët dhe të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

“Së pari, ne jemi në kontakt dhe në takime të përditshme me anëtarët e partisë, me strukturat e partisë, duke nisur nga kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, deputetët, drejtuesit politikë, pra janë në kontakt të përditshëm me anëtarët e partisë, mbështetësit tanë dhe me strukturat e partisë. Do duhet të kemi parasysh diçka, që agjendën politike të Partisë Demokratike, nuk e cakton halli apo problemi apo interesi personal i Sali Berishës. Agjendën politike të Partisë Demokratike e dikton përgjegjësia që ne kemi në raport me demokratët, përgjegjësia që ne kemi në raport me shqiptarët. Ne jemi në krye të detyrës,“-tha Bardhi.

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetja: Zoti Bardhi, në fakt zoti Berisha prej më shumë se dy muajsh ka nisur ato që i ka pagëzuar si foltore të tij. a është gati zoti Basha të nisë një turë takimesh?

Gazment Bardhi: Së pari, ne jemi në kontakt dhe në takime të përditshme me anëtarët e partisë, me strukturat e partisë, duke nisur nga kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, deputetët, drejtuesit politikë, pra janë në kontakt të përditshëm me anëtarët e partisë, mbështetësit tanë dhe me strukturat e partisë. Do duhet të kemi parasysh diçka, që agjendën politike të Partisë Demokratike, nuk e cakton halli apo problemi apo interesi personal i Sali Berishës. Agjendën politike të Partisë Demokratike e dikton përgjegjësia që ne kemi në raport me demokratët, përgjegjësia që ne kemi në raport me shqiptarët. Ne jemi në krye të detyrës, jemi në betejë me të vetmin armik të demokratëve dhe kundërshtarin tonë politik Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë do të duhet të përqendrohet këtu. Sigurisht që zoti Berisha ka një problem të tijin personal , është në të drejtën e tij të ndërtojë formën e reagimit mbi problemin e tij personal, por e kam thënë dhe dua ta përsëris: Problemet personale, hallet personale do duhet të mbahen larg shtëpisë së demokratëve, larg  selisë  së Partisë Demokratike, secili do duhet ti mbajë në shtëpinë e tij.

Pyetje: Në këtë moment kur Partia Demokratike dukshëm është ndarë në dy grupe, a besoni se është e nevojshme që Lulzim Basha pavarësisht se u zgjodh përpara tre muajsh si kryetar i Partisë Demokratike, të kalojë në një votëbesim nga anëtarësia e kësaj force politike?

Gazment Bardhi: Së pari unë nuk dua kurrë ti ndaj në grupime demokratët, ne jemi demokratë, jemi  një parti dhe kam bindjen e plotë që do vazhdojmë të jemi një parti. Së dyti, siç ju e thatë, kryetari i partisë është zgjedhur jo më larg se disa muaj  më parë me një mbështetje masive të anëtarëve të partisë, nga ai moment nuk ka ndryshuar asgjë, me përjashtim të problemit personal të Sali Berishës. Dhe unë nuk besoj që ne kemi luksin për të humbur kohën për  të futur partinë  në procese jashtë statutore, në procese që nuk përputhen me agjendën që do duhet të ketë  çdo demokrat dhe Partia Demokratike, thjeshtë për faktin që zoti Berisha pas datës 19 maj ka një problem personal me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi lulzim basha sali berisha gazment bardhi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll